Dhomat e Specializuara në Hagë janë duke bërë “shkelje të panumërta” ndërsa në Kosovë “nuk ka vullnet” për rezolutë të përbashkët dy-parlamentësh dhe me të për çuar para ofansivë diplomatike në kancelaritë e botës.
Kështu tha Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, duke folur në “Klan Kosova” për zhvillimet në Hagë ku kanë nisur dëshmitë e dëshmitarëve të Mbrojtjes.
Rama tha se vetëm “mund të shpresohet” që gjykatësit të jenë ndryshe nga prokurorët – ndërsa shtoi se “në asnjë vend demokraitk në botë” një gjykatë speciale si kjo “do të mund të kishte vazhduar kështu, me aq qetësi, për aq gjatë”.
Fatkeqësisht nuk ka vullnet në Kosovë për të dalë me një rezolutë të Parlamentit, me një rezolutë përtej partive politike, të cilës ne do t’i bashkoheshim menjëherë ndaj Gjykatës; dhe ndaj të gjithë kësaj farse. Sepse ka shumë fars në të, po të shohësh prej se çfarë e nxiti krijimin e gjykatës dhe çfarë po flitet në proces. Në fund të ditës është harruar që krijimi u nxit nga raporti i famëkeqit Dick Martyit. Dhe nuk ka asnjë gjurm e germë e tingull të lidhur me trafik organesh. Qoftë në atë qarqafin e akuzës qoftë në tërë procesin. Ka devijim dramatik, dhe e gjitha histori insinuatash. Dhe nga dëshmitarë super qesharakë.
Rama u pyet nëse në rend të parë ka marrë urim nga kujdestari i qeverisë kosovare, Albin Kurit, por s’pohoi të ketë marrë: tha thjesht se “nuk dua të hyjë në atë bisedë”.
Kryeministri shqiptar vazhdoi se në Kosovë ka mungesë vullneti për të ndëmarrë hap të përbashkët “qoftë edhe thjesht simbolik” për të çuar para kancelarive të botës çështjen e gjykatës speciale.
“Edhe nuk fola për marrëdhëniet mes nesh, por fola për mungesë të vullnetit qoftë për të mrarë një hap, qoftë edhe simbolik, por unë besoj se do të kishte jehonë të caktuar në rast se do të bashkoheshim të dy kuvendet, dhe të ndërmerrnim një ofensivë diplomatike për ta çuar kët ëqëndrim të unfikuar në të gjitha kancelaritë; duke bashkëlidhur të gjitha shkeljet e panumërta të standardave demokratike të procesit”.
Rama tha se për çështjen e Gjykatës Speciale dhe drejtësisë që supozohet të servohet “nuk hy në meritën e çështjes” por se shkeljet e rënda janë aty dhe të vërejtshme.
“Në asnjë vend demokratik një proces nuk do të kishte shkuar kështu, aq qetësisht për kaq vite. Sepse organet përkatëse të qeverisjes së sistemit gjyqësor nuk do të kishin qëndruar duarkryq… Ne nuk hymë në meritën e çështjes, ne vazhdojmë të mendojmë se drejtësia bën punën e vet, dhe komentet që mund të bëjmë individuale janë ashtu, por ajo që mund të bëjmë është të nxerrim në pah shkeljet e rënda dhe të vazhduehsme të këtij procesi, dhe procesi nuk është demokratik, dhe kjo është shumë e rëndë, shumë e rëndë.
Që nga marrja e Presidentit në zyrë pa asnjë akuzë, në burg, tek mbajtja në burg me teorinë e kërcënimit potencial të dëshmitarëve, e deri te përgjimi në sallën e takimev – gjërat të paimagjinueshme. Të pakuptueshme. Janë të panumërta, te fshehja e dëshmive për avokatët, me idenë e sigurisë, unë e kam ndjekur procesin dhge shkeljet jan ëtë panumërta.
Pyetur për si e sheh qeverinë kosovare dhe raportin e saj të lënduar me perëndimin, Rama nuk komentoi, tha se vlerësimi i takon qytetarëve të Kosovës të cilët zgjedhim në mënyrë demokraitke për udhëheqësit e shtetit të vet.