Gruaja Alvesit: “Kërkova divorcin por nuk ma dha”

Situata e vështirë në të cilën ndodhej DaniAlves vazhdon të shkaktojë debate.

Ish-mbrojtësi i Barcelonës është përkohësisht pas hekurave i akuzuar për përdhunimin e një 23-vjeçareje në dhjetor 2022.

Ndërkohë që procesi vazhdon, me kërkesën e prokurorit për rreth 9 vite burg, ka folur edhe ish-bashkëshortja e brazilianit.

Ose më mirë, gruaja e tij. Mesa duket, në fakt, të dy nuk janë divorcuar ende dhe në sytë e ligjit ata do të ishin ende të martuar:

“Kisha kërkuar divorcin por ai nuk ma dha”, ka thënë gruaja në një intervistë për mediat braziliane. “Është çështje gjyqësore dhe nuk do të flas për të. Më shqetëson vetëm rasti i tradhtisë, duke pasur parasysh se ne jemi ende të martuar.

“Marrëdhënia jonë sot? Nuk di si ta përkufizoj. Ne flasim herë pas here në telefon, flasim sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Ne mbështesim njëri-tjetrin. Dashuria është atje, nuk ka rëndësi nëse ne je i martuar apo jo”.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm