Hapet tuneli i parafundit i seksionit hekurudhor nga Bellakoca deri në Kriva Pallankë

Drejtori i HM Infrastrukturë, Sinisha Ivanovski, në profilin e tij në Fejsbuk publikoi një video nga hapja e tunelit të 14-të të seksionit hekurudhor Bellakocë – Kriva Pallankë i cili është në ndërtim e sipër.

“Është mirë kur në fund të tunelit do të paraqitet dritë. Sot herët në mëngjes e hapëm tunelin e parafundit nga gjithsej 15 tunele në seksionin hekurudhor nga Bellakoca deri në Kriva Pallankë. Kjo është pjesa e dytë e ndërtimit të hekurudhës drejt Bullgarisë”, shkroi Ivanovski.

Ndërtimi i kësaj traseje, theksoi, krijon sfida, ndërsa një nga më të mëdhatë është hapja dhe ndërtimi i tuneleve.

“Progresi i ndërtimit të të gjithë projektit nuk është në nivelin e dëshiruar, por dua të përgëzoj kontraktorin për suksesin e tyre në ndërtimin e tuneleve. Besoj se edhe në segmente të tjera të ndërtimit, shumë shpejt nga sot, ata do të fillojnë të shënojnë sukses”, tha Ivanovski në Fejsbuk.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm