E premte, 14 Nëntor, 2025
16.8 C
Skopje

I riu shqiptar u vra dhe u dogj brenda në makinë, nëna e tij vdes nga ataku në zemër

Ngjarja e rëndë që tronditi komunitetin shqiptar në Skourta, Viotia të Greqisë, ka marrë përmasa edhe më të dhimbshme. Nëna e Sulo Halilit, 27-vjeçarit shqiptar që u gjet i vrarë dhe i djegur brenda makinës së tij, ka ndërruar jetë pas një arresti kardiak, e mposhtur nga dhimbja për humbjen e të birit.

Hetimet greke kanë zbuluar detaje tronditëse mbi mënyrën se si u krye krimi makabër. Dyshohet se i riu ra në një kurth të mirëorganizuar, pasi ishte joshur nga një grua të cilën e kishte njohur përmes një aplikacioni takimesh. Ai ishte nisur për t’u takuar në zonën e Vilias, por në vend të një takimi dashurie, e priste një kurth vdekjeprurës.

Sipas autoriteteve, Sulo Halili është mbajtur peng për rreth 24 orë, gjatë të cilave është torturuar dhe më pas ekzekutuar me armë zjarri. Trupi i tij më pas është vendosur në makinën e tij, të cilës i është vënë flaka në një zonë të izoluar të Skourtas, në përpjekje për të zhdukur çdo gjurmë.

Hetuesit kanë zbuluar se automjeti i përdorur ishte raportuar më parë si i vjedhur dhe mbante targa të falsifikuara, çka ngre dyshimet se pas ngjarjes qëndron një grup i organizuar kriminal që vepron me metoda profesionale. Policia greke dyshon gjithashtu se 27-vjeçari mund të jetë vrarë në një vend tjetër dhe më pas trupi i tij të jetë transportuar në zonën ku u dogj makina.

Aktualisht, çelësi i hetimeve mbetet telefoni i viktimës, i cili ende nuk është gjetur. Besohet se ai përmban biseda dhe prova të rëndësishme që mund të çojnë drejt zbardhjes së plotë të ngjarjes.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm