Ilaçet e diabetit për humbje peshe, krijojnë probleme në sistemin tretës

Studiuesit thonë se edhe numri i personave me probleme të cilat ato i shkaktojnë mund të rriten në qindra mijëra raste. Studiuesit analizuan pacientët që u ishin dhënë dy ilaçe që injektohen: semaglutide dhe liraglutide. Të dy ilaçet i përkasin kategorisë së barnave për diabet dhe të cilat ngadalësojnë kalimin e ushqimit përmes stomakut

Një studim i ri sugjeron se njerëzit të cilët po i marrin barnat që zakonisht përdoren për rregullim të sheqerit në gjak, me qëllim që të humbin peshë, duke përfshirë, mund të jenë në rrezik më të lartë për probleme serioze me organet tretëse. CNN të enjten ka shkruar se përdorimi i këtyre barnave, përfshirë Wegovy, Ozempic, Saxenda dhe Victoza, shkakton paralizë të stomakut, pankreatit (inflamacion i pankreasit) dhe obstruksionin e zorrëve, që është bllokim që pengon ushqimin ose lëngun të kalojë nëpër zorrët e holla ose në zorrën e trashë. Studimi zbuloi se rreziqet e këtyre sëmundjeve tek pacientët duket të jenë të rralla. Theksohet se rreth 1% e njerëzve që marrin Ozempic janë diagnostikuar me paralizë stomaku. Por kërkesa për këtë bar ka shpërthyer dhe konsiderohet se janë dhjetëra miliona njerëz që tani e marrin atë në mbarë botën.

Studiuesit thonë se edhe numri i personave me probleme të cilat ato i shkaktojnë mund të rriten në qindra mijëra raste. Studiuesit analizuan pacientët që u ishin dhënë dy ilaçe që injektohen: semaglutide dhe liraglutide. Të dy ilaçet i përkasin kategorisë së barnave për diabet dhe të cilat ngadalësojnë kalimin e ushqimit përmes stomakut.
Ato mund t’i ndihmojnë njerëzit me diabet të kontrollojnë sheqerin në gjak dhe ndikojnë në humbje të konsiderueshme të peshës për persona me ose pa diabet. “Kur ka miliona njerëz që i përdorin këto ilaçe, duhet ditur se një rrezik prej 1% ende ndodh tek shumë njerëz që mund të përjetojnë këto çrregullime”, ka thënë autori kryesor i studimit, doktori Mahyar Etminan, një epidemiolog në Universitetin e Kolumbisë Britanike. Autorët e studimit vërejnë gjithashtu se këto probleme nuk janë të lehta. Bllokimi i zorrëve, për shembull, mund të jetë rast urgjent mjekësor. Raportimet e mëhershme të CNN-it theksuan rastet e paralizës së stomakut tek njerëzit që kishin marrë këto ilaçe dhe mungesën e paralajmërimit për atë efekt anësor specifik për pacientët.

Në fletëudhëzimin për përdorim të barnave Wegovy dhe Saxenda, kërkohet kujdes në lidhje me një mori efektesh anësore serioze, duke përfshirë inflamacionin e pankreasit, problemet e fshikëzës biliare, bllokimin e zorrëve, problemet e veshkave, reaksionet serioze alergjike e rritjen e ritmit të zemrës.

Një paralajmërim për bllokimin e zorrëve, sapo është shtuar edhe në fletëudhëzimin e përdorimit të ilaçit të njohur me emrin Ozempic. Etiketat gjithashtu vënë në dukje se efektet anësore më të zakonshme janë mundimi, të vjellat dhe kapsllëku. Gjithashtu, ata paralajmërojnë njerëzit me një histori të disa llojeve të kancereve trashëguese, si ai i gjëndrës tiroide, që nuk duhet t’i marrin këto ilaçe. Studiuesit thonë se personat që merrnin këto ilaçe të injektuara kishin më shumë se tre herë gjasa të zhvillonin paralizë të stomaku krahasuar me ata që merrnin barna të tjera. Studiuesit shqyrtuan gjithashtu rrezikun që pacientët mund të diagnostifikohen me sëmundje biliare (Sëmundja biliare i referohet sëmundjeve që prekin kanalet biliare, vedrën biliare dhe struktura të tjera të përfshira në prodhimin dhe transportin e biles. Bile është një lëng i prodhuar nga mëlçia që ndihmon tretjen), që janë një grumbull problemesh që prekin fshikëzën biliare dhe kanalet biliare, por nuk kanë vërejtur ndonjë ndryshim në këtë aspekt.

Studimi megjithatë thuhet se është i kufizuar dhe i tipit vëzhgues. Gjithashtu thuhet se nuk mund të vërtetohet se janë ato barna që shkaktuan sëmundjet në fjalë.

“Njerëzit me diabet, për shembull, tashmë kanë një rrezik më të madh të sëmundjes paralizës së stomakut (gastroparesis), ata kanë një rrezik më të madh të pankreatitit dhe sëmundjeve biliare”, ka thënë autori i studimit Mohit Sodhi. Ekspertët që nuk ishin të përfshirë në studim thanë se ai ishte realizuar mirë, por se ka disa kufij dhe nuk do të jetë përfundimtar. “Ndërsa ilaçet ‘GLP-1’(ilaçe diabetike) përgjithësisht tolerohen mirë nga organizmi, ka një incidencë të ulët të efekteve anësore serioze”, ka theksuar doktori Ian Musgrave, një farmacist molekular në Universitetin e Adelajdes në Australi. Megjithatë, ai ka thënë se përfundimet e studimit janë një kontribut i çmuar për mjekët që po përshkruajnë ilaçet dhe pacientët që po mendojnë t’i marrin ato.
“Ne rekomandojmë pacientët që t’i marrin këto ilaçe për sëmundjet me të cilat janë diagnostikuar dhe nën mbikëqyrjen e një profesionisti të kujdesit shëndetësor. Vendimet e trajtimit duhet të merren së bashku me një ofrues të kujdesit shëndetësor që mund të vlerësojë përshtatshmërinë e përdorimit të një ilaçi ‘GLP-1’ bazuar në vlerësimin e profilit mjekësor individual të një pacienti”, thuhet në një deklaratë që autorët e kanë dhënë për CNN.
Sodhi ka treguar se ishte i motivuar për të bërë studimin pasi trajtoi një burrë në departamentin e urgjencës, i cili kishte vjellë 15 deri në 20 herë në ditë. Sipas tij mjekët nuk arritën ta kuptonin se çfarë po e shkaktonte derisa vunë re se ai po merrte ilaçin Ozempic. Sodhi ka theksuar se ata e nisën ta trajtojnë atë me një ilaç për paralizën e stomakut dhe ai u bë shumë më i mirë. Ndërkohë, studiuesit shpresojnë se agjencitë rregullatore dhe prodhuesit e barnave do të shqyrtojnë azhurnimin e udhëzimeve të përdorimit për produktet e tyre, shumica e të cilave aktualisht nuk përfshijnë rrezikun e paralizës së stomakut.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm