E mërkurë, 29 Tetor, 2025
7.8 C
Skopje

Imeri: Dibra meriton një njeri të ndershëm dhe punëdashës për kryetar komune

 Dibra meriton për kryetar komune të ketë një njeri të ndershëm dhe punëdashës, i cili do të sakrifikojë për qytetin, komunën dhe për të gjithë banorët, njeri i cili është i fjaëës dhe nuk bën premtime boshe, ndërkaq këtë e kam dëshmuar deri më tani në një sërë rastesh, porositi kandidati i pavarur, Ramadan Imeri në takim me përfaqësues të komunitetit afarist.

“Në program kam projektuar realizim të projekteve kapitale në infrastrukturë në të gjitha vendbanimet në interes të të gjithë banorëve, të cilët nuk i ndaj në kurfarë baze, në arsim, sepse fëmijët meritojnë kushte më të mira, që e kam dëshmkuar si udhëheqës i institucioneve arsimore, në mbrojtjen e fëmijëve, sport, kulturë”, tha ai.

Me mbështetjen tuaj dhe me mërgimtarët tanë të cilët janë sipërmarrës të dëshmaur në SHBA, Itali, Francë dhe vende të tjera, shtoi Imeri, vëmendje e posaçme do t’i kushtohet zhvillimit ekonomik të komunës dhe vënies fund të shpërnguljes së të rinjve.

Në takim u këmbyen mendime dhe ide për rregullim adekuat të thelbit qendror të qytetit, posaçërisht të shetitores, ku ndodhen pjesa më e madhe e objekteve tregtare dhe dyçaneve zejtare.

Gjithashtu premtoi se do ta kthejë shkëlqimin e vjetër, madje edhe do ta rindërtojë tregun e vjetër të qytetit.

“Do ta kultivoj, si të shenjtë atë që e kemi trashëguar nga të parët tanë e ajo është bashkëjetesa dhe toleranca fetare, për çka njihet vendi ynë. Atë që më kanë edukuar prindërit e mi, të jesh njeri dhe të ndahet me atë që nuk ka edhe kafshata e fundit dhe të ndihmohet secilit në nevojë”, porositi mes tjerash Imeri.

Ai është drejtor aktual i gjimnazit të Dibrës “28 Nëntori”, ndërsa më parë i shkollës fillore më të madhe në rajon “Penestia” në Dibër.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm