Ish kryeministri grek Aleksis Cipras ka bërë të ditur se jep dorëheqje na detyra si deputet i partisë së majtë Siriza, njofton televizioni shtetëror ERT.
Në postimin në platformën Iks, Cipras tha se e lëshon parlamentin grek, por jo edhe politikën. Ai gjithashtu njoftoi vendimin e tij në një letër drejtuar kryetarit të Parlamentit, Nikitas Kaklamanis.
Si arsye për dorëheqjen e tij, Ciprasi tregon dëshirën për t’u rikthyer në “aktivitetin shoqëror, larg funksioneve dhe mekanizmave partiakë”.
“Nuk mund dhe nuk dua të marr pjesë në një Parlament, i cili i varfëruar në aspekt demokratik dhe plotësisht i nënshtruar ndaj përgjegjësisë së shumicës, nuk është në gjendje të përmbushë rolin që i është caktuar nga Kushtetuta dhe që presin qytetarët”, shkroi ai.