“Jahja Kemal” shpall konkurs për bursa për arsimin e mesëm

Shkup, 2 prill – Shkolla e Mesme Private “Jahja Kemal” ka shpallur konkurs për ndarjen e bursave për arsimin e mesëm, duke ftuar për aplikim nxënësit e klasave të nënta nga i gjithë vendi. Sipas njoftimit zyrtar, aplikimi realizohet përmes faqes së internetit të shkollës, ndërsa afati i fundit për paraqitje është më 4 prill 2026.

Procesi i përzgjedhjes për bursat përfshin një testim, ku kandidatët do të përgjigjen në pyetje nga lëndët: matematikë, fizikë, biologji, kimi, kulturë e përgjithshme, si dhe pyetje për vlerësimin e nivelit të inteligjencës. Testimi do të zhvillohet në disa gjuhë – shqip, maqedonisht, turqisht dhe anglisht 0 ndërsa njohja e gjuhëve angleze dhe turke nuk është kusht për pjesëmarrje.

Nxënësit që renditen në 15 vendet e para do të përfitojnë zbritje në pagesën e shkollimit, në varësi të kampusit ku regjistrohen – në Shkup, Tetovë-Bogovinë ose Strugë.

Testimi për bursat do të mbahet të dielën, më 5 prill, në ora 11:00. Në Shkup, testimi do të organizohet në ambientet e vetë shkollës, ndërsa në qytete të tjera do të zhvillohet në disa shkolla fillore, përfshirë Kumanovën, Shtipin, Velesin, Strumicën, Prilepin dhe Manastirin.

Ndërkohë, për degën në Tetovë-Bogovinë testimi do të mbahet në ambientet e shkollës, ndërsa për Strugën, përveç në kampusin lokal, testimi do të organizohet edhe në Kërçovë dhe Dibër. Nga SHMP “Jahja Kemal” theksojnë se ky konkurs synon të identifikojë dhe mbështesë nxënësit e talentuar, duke u ofruar atyre mundësi më të mira për arsim cilësor në nivel të mesëm.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm