E enjte, 30 Tetor, 2025
1.8 C
Skopje

Janevska: Nga 75 nxënës të shkëlqyer të cilët e kanë kaluar provimin pranues në “Georgi Dimitrov”, 50 për qind nuk e kaluan

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska sot nga foltorja e Kuvendit informoi se prej 75 nxënësve të shkëlqyer të cilët e kanë kaluar provimin pranues për t’u regjistruar në gjimnazin “Georgi Dimitrov”, gjysma e tyre nuk e kaluan provimin, gjë që, sipas saj, është rezultat i praktikës së deritanishme që të shkruhen nota të cilat nuk përputhen me njohuritë e nxënësve.

“Ne mund që me ndryshime në ligj, siç kemi thënë, Këshilli i mësimdhënësve të mos ketë të drejtë të përmirësojë nota. Dy ditë më parë në ‘Georgi Dimitriov’ kaluan 75 nxënës të gjithë me pesa, ndërsa 50 për qind nuk e kaluan provimin. Nuk do të ketë rregullim të notave nga Këshilli i mësimdhënësve. Nëse një nxënës dëshiron të përmirësojë notën, do të vijë së bashku me prindin dhe do ta kalojë para komisionit, dhe jo duke ngritur dorën në Këshillin e mësimdhënësve sepse prindi është i pëlqyer nga ne ose sepse kështu tha kryetari i komunës. Ndryshime të reja të ligjit do të bëjë për gjithçka që do të shoh se nuk funksionon në terren sepse është e nevojshme që sistemi të funksionojë. Të rinjtë na ikin sepse sistemi i arsimit nuk funksionon, sepse ata që meritojnë pesa nuk duan që dikush që ka notën dy ta rregullojë atë në pesë në Këshillin e mësimdhënësve”, tha Janevska.

Në gjimnazin “Georgi Dimitrov” u regjistruan më shumë nxënës sesa sa kishte vende të disponueshme. Për këtë arsye, në vend të regjistrimit të drejtëpërdrejtë, në gjimnaz u zhvillua provimi pranues.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm