Ish-finalisti i Big Brother VIP 3 Albania, Meriton Mjekiqi, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Goca dhe Gra”, ku rrëfeu për herë të parë situatën e vështirë që po përballet me djalin e tij.
Moderatori tregoi me emocion se ka humbur çdo kontakt me të birin dhe i mungon shumë. Ai gjithashtu iu drejtua ish-partneres së tij me një mesazh të hapur: “Problemet e mia vazhdojnë me nënë e djalit. Ka humbur çdo kontakt, nuk kam mundësi të di si është djali im. Djali ka bërë 7 vjeç, më mungon, dhe deri në fund do ta kërkoj. Besoj se gjyqet do të vazhdojnë dhe unë do i përgjigjem deri në fund”, u shpreh Meriton.
Ai shtoi se ndarjet e tyre nuk e kanë penguar drejtën që të takojë djalin: “Faji që u ndamë nuk do të thotë që duhet të më mohohet e drejta e djalit. Nëse sheh intervistën, mjaftueshëm e ka tepruar kjo situatë. Ajo po e shfrytëzon këtë moment, duke luajtur me veten dhe duke më lënduar mua. Djali im është autik dhe mënyra e tij e komunikimit është shumë më e vështirë”, tha ai.




