E mërkurë, 19 Nëntor, 2025
10.8 C
Skopje

Këshilli gjyqësor konstaton mungesë të gjyqtarëve dhe lëndë të pazgjidhura në tërë vendin

Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme të 531 i shqyrtoi raportet për punën e gjykatave për tremujorin e parë të vitit 2025, të cilat tregojnë se gjykatat në mbarë vendin edhe më tej përballen me një numër të konsiderueshm të lëndëve të mbetura, si dhe me mungesë të gjyqtarëve dhe zyrtarëve gjyqësorë.

Siç theksoi anëtarja e Këshillit, Antoaneta Dimovska, gjykatat themelore në Prilep, Resnjë dhe Delçevë vlerësohen si të shpejta, ndërsa gjykatat në Strugë, Shtip, Berovë, Vinicë, Radovish, Sveti Nikolë dhe Strumicë kanë numër të konsiderueshëm të lëndëve të pazgjidhura dhe mungesë të gjyqtarëve. Gjykata themelore në Strumicë ka numrin më të madh – gjithsej 817 lëndë të pazgjidhura.

Anëtarët e Këshillit theksuan se pothuajse të gjitha gjykatat në vend përballen me një problem identik, që është mungesa e gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore.

Anëtari i Këshillit, Ivica Nikollovski, paralajmëroi se mosfunksionimi afatgjatë i sistemit zvogëlon besimin e qytetarëve dhe e bën të vështirë ofrimin e drejtësisë në kohë dhe cilësore.

Nikollovski bëri thirrje për një bisedë thelbësore me Ministrinë e Drejtësisë për të kapërcyer së bashku dobësitë sistemike, për të përmirësuar burimet dhe për të rishikuar rrjetin e gjykatave.

Për të zgjidhur problemet e akumuluara, Nikollovski tha se nevojitet vullnet politik dhe koordinim i të tre autoriteteve, duke theksuar se “drejtësia e gjatë nuk është e drejtë” dhe se pa burime reale dhe zgjidhje normative, gjyqësori nuk mund të përmbushë standardet evropiane.

Këshilli vendosi gjithashtu të zgjasë mandatin e 14 gjyqtarëve të cilët paraqitën deklaratë për të vazhduar detyrën e tyre gjyqësore.

 

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm