E premte, 26 Shtator, 2025
18.8 C
Skopje

Këshilli i Sigurimit të KB-së sot përsëri do të votojë për progamin bërthamor të Iranit

Këshilli i Sigurimit të KB-së sot përsëri do të votojë për çështjen bërthamore iraniane para rikthimit të planifikuar të sanskioneve ndaj Teheranit, ndërsa Rusia dhe Kina do të kërkojnë më shumë kohë për negociata, njoftojnë agjencitë bazuar në burime diplomatike.

Projekt-rezoluta e paraqitur nga Rusia dhe Kina ka për qëllim ta zgjatë për gjashtë muaj, deri më 18 prill të vitit 2026, rezolutën e Këshillit për sigurim të KB-së që rregullon marrëveshjen bërthamore me Iranin nga viti 2015. Kjo marrëveshje skadon më 18 tetor.

Projekt-rezoluta i kërkon vendeve nënshkruese të marrëveshjes së vitit 2015 që menjëherë të rifillojnë negociatat.

SHBA-të, nga ana tjetër, e kanë braktisur marrëveshjen e njëanshme në vitin 2018 gjatë mandatit të Donald Trampit.

Sipas disa burmeve diplomatike, është pak e mundur që teksti ruso-kinez do të marrë nëntë nga 15 votat e nevojshme në Këshillin e Sigurimit për t’u miratura.

Pekini dhe Moska tashmë e kanë dënuar dhe e kanë shpallur si proces të paligjshëm “rikthimin e sanksioneve” i cili u inicua në fund të gushtit nga grupi E3 (Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar) me qëllim rivendosjen e sanksioneve që u hoqën në vitin 2015.

Pas votimit në Këshillin e Sigurimit javën e kaluar, që dha dritë jeshile për “rikthimin e sanskioneve”, këto sanksione duhet të rivendosen ndaj Iranit nga mesnata e së shtunës.

Marrëveshja e vitit 2015, e nënshkruar nga BE-ja, SHBA-ja Kina, Rusia dhe Irani, parashihnin uljen e aktivitetetve bërthamore të Teheranit.

Megjithatë, në vitin 2018, gjatë mandatit të tij të parë, Trampi njëanshëm e tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja dhe riktheu sanksionet ndaj Iranit. Më pas, Teherani hoqi dorë nga disa detyrime, veçanërisht lidhur me pasurimin e uraniumit.

Vendet perëndimore dyshojnë se Irani po përpiqet të sigurojë armë bërthamore. Teherani e mohon këtë dhe mbron të drejtën e tij për të zhvilluar një program civil bërthamor.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm