Rusia i dorëzoi trupat e 250-të ushtarëve të vrarë, të cilët e kanë humbur jetën në luftimet në rajonin lindor të vendit, kumtuan sot autoritetet në Kiev, njofton DPA
Ushtarët janë vrarë në Bahmut, Marinka, Avdijivka, Mariupol dhe vendet tjera në rajonin ukrainas Donjeck, të okupuar nga Rusia, kumtoi Shtabi koordinativ për trajtim të të burgosurve të luftës.
Transferi është bërë me ndihmën e organizatave si Kryqi i Kuq ndërkombëtar, kumtoi Shtabi në publikimin në aplikacionin Telegram.
Pasi trupat të identifikohen, do t’u dorëzohen familjarëve për shkak të varrimit. Nuk u bë me dije nëse pala ruse po ashtu ka marrë trupa të ushtarëve të saj të vrarë.