E mërkurë, 29 Tetor, 2025
7.8 C
Skopje

Kocevski: Propozimi për shkarkimin tim nuk përmban asnjë bazë për konstatimin e shkeljes së rëndë disiplinore

Prokurori Publik i Shtetit, Ljupço Kocevski, sot informoi se propozimin për shkarkimin e tij e ka marrë dje nga Këshilli i Prokurorisë Publike dhe për të gjitha pikat do të deklarohet në afat të arsyeshëm. Megjithatë, ai tregon se nga ajo që ka shqyrtuar, propozimi nuk përmban asnjë bazë për konstatimin e shkeljes së rëndë disiplinore.

“(Qeveria) po i referohet të njëjtës gjë që ishte në media kohëve të fundit”, tha Kocevski në një deklaratë për media.

Qeveria shton se, përveç përgjegjësisë ligjore, prokurori publik i nënshtrohet ose duhet t’i nënshtrohet përgjegjësisë më të gjerë shoqërore, veçanërisht para organit që e ka zgjedhur dhe mbi të gjitha para qytetarëve, interesat e të cilëve duhet t’i mbrojë.

Sipas Ligjit për Prokurorinë Publike, Kocevski ka të drejtë të deklarojë me shkrim në lidhje me propozimin për shkarkimin e tij, si dhe të marrë pjesë në seancën parlamentare në të cilën do të debatohet dhe vendoset për propozimin.

Pëndryshe, Këshilli i Prokurorëve Publikë ka afat prej 15 ditësh për të dhënë mendimin e tij për propozimin për shkarkimin e Kocevskit, dhe në pajtim me Ligjin për Prokurorinë Publike, ky afat mund të vazhdohet edhe për 15 ditë nëse ka arsye të arsyeshme për këtë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm