E shtunë, 7 Shtator, 2024
27.8 C
Skopje

Koçovska: Rishikimi i buxhetit parashikon rritje të pagave dhe pensioneve

Gjithçka që parashikohet me marrëveshje kolektive është planifikuar me rishikimin e buxhetit. Ministrja e financave Gordana Koçovska Dimitrievska bëri të ditur se në buxhet janë paraparë mjete për rritje apo harmonizim të pagave në administratën publike.

Megjithatë ministrja e Financave, vlerëson se duhet ndryshuar metodologjia e rritjes së pagës minimale, për çka paralajmëron se do të diskuton me sindikatat.

“Janë të planifikuara harmonizimet me pagën minimale për administratën, edhe regresi apo k15 është i planifikuar, është planifikuar edhe harmonizimi i pagave në përputhje me shpenzimet për jetesë, përkatësisht marrëveshja kolektive thotë se rrogat duhet të harmonizohen në pajtueshmëri me inflacionin, nëse kemi inflacion më të madhe se 3%, apo përkatësisht nëse inflacioni është 3.5%, atëherë pagat duhet të harmonizohen për 0.5% dhe kjo është e paraparë me rishikimin e buxhetit. Por nëse flasim për të ardhmen në aspekt të rritjes së pagës minimale, ashtu siç është miratuar ligji, sigurisht se duhet të ulemi me sindikatat dhe të diskutojmë atë pjesë”, u shpreh ministrja e Financave Gordana Koçovska Dimitrievska.

Sa i përket pensioneve, ministrja Koçovksa tha se kjo qeveri do të mbajë fjalën e dhënë në fushatë zgjedhore dhe do të rrisë pensionet. Ajo tha rritja e pensioneve nuk do të ketë implikacione serioze në buxhetin shtetëror, kurse paralajmëroi se me metodologjinë e re përfitues më të mëdhenj do të jenë ata që kanë pensionet më të ulëta.

“Veçmë me rishikimin e buxhetit fillestar, pensionistët do të marrin 2500 denarët e para të rritjes së pensioneve. Gjithashtu vitin e ardhshëm në muajin mars do të ketë rritje tjetër. Po e ndryshojmë metodologjinë për rritje të pensioneve. Me metodologjinë e re jemi të fokusuar ato që kanë pensione të ulëta, të kenë rritje më të madhe, përkatësisht të ulet hendeku mes pensioneve më të larta dhe më të ulëta. Kemi implikime fiskale shtesë, por ato janë të parëndësishme në raport me buxhetin e përgjithshëm”, theksoi Koçovska.

Ministrja e Financave bëri me dije se të gjitha institucionet janë detyruar të bëjnë revizione për të parë se si qeveria e kaluar ka menaxhuar me ato institucione.

Artikuj të ngjajshëm