E mërkurë, 29 Tetor, 2025
14.8 C
Skopje

Kompania kosovare TASH Holding SHPK fiton projektin e madh milionësh në Beograd

Kompania e njohur kosovare TASH Holding SHPK ka nënshkruar një kontratë të madhe për furnizimin me xham arkitektonik dhe fasada moderne në projektin “Delta District” në Beograd, në një projekt milionësh.

Ky projekt konsiderohet të jetë njëri nga projektet më të mëdha ndërtimore në kryeqytetin e Serbisë dhe fakti që një kompani nga Kosova është përzgjedhur për këtë furnizim strategjik, shihet si një fitore e madhe për kompaninë në fjalë.

Burime afër industrisë ndërtimore në Beograd e kanë cilësuar këtë si një “befasi të madhe”, pasi TASH Holding, një kompani që vjen nga një treg më i vogël, arriti të tejkalojë konkurrentë të shumtë ndërkombëtarë me teknologji më të avancuar, cilësi superiore dhe standarde të certifikuara evropiane.

“Nuk është vetëm kontratë biznesi – është moment krenarie. Ne po tregojmë se kompanitë kosovare mund të hyjnë në çdo treg dhe të marrin projektet më të mëdha me punë, disiplinë dhe vizion”, u shpreh Brikena Ramadani, Menaxhere Importi në GITOR Sh.p.k. Projekti “Delta District” pritet të transformojë një pjesë të tërë të Beogradit në një qendër moderne urbane me ndërtesa luksoze, qendra biznesi dhe hotele.

GITOR do të furnizojë të gjithë xhamin dhe sistemet fasadike të kompleksit, një punë e cila do të shihet në çdo cep të horizontit të ri të qytetit. Ky sukses e pozicionon GITOR-in si një nga kompanitë më të fuqishme të rajonit në fushën e ndërtimit modern.

Projekti “Delta District”, i cili po zhvillohet nga një nga grupet më të mëdha investuese në Ballkan, parashikon ndërtimin e një kompleksi modern me qendra biznesi, rezidenca premium dhe hotele me 5 yje, duke e transformuar përfundimisht zonën qendrore të Beogradit në një destinacion urban të standardeve ndërkombëtare.

Fakti që pjesa më e madhe e fasadave dhe strukturave të jashtme do të mbahen nga xhami arkitektonik i prodhuar dhe instaluar nga GITOR shihet si storie suksesi për Kosovën në një treg ku konkurrenca është e fortë dhe historikisht e rezervuar.

Nga shumëkush, ky projekt po cilësohet si “një fitore e heshtur e profesionalizmit mbi paragjykimet”, dhe një shembull i ri që bizneset kosovare mund të bëhen aktorë të mëdhenj në arenën rajonale.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm