E mërkurë, 29 Tetor, 2025
18.8 C
Skopje

Komunikacioni po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të lagështa

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të lagështa, informoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.

“Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë”, informon LAMM.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm