E shtunë, 27 Shtator, 2025
16.8 C
Skopje

Kovaçevski–Von der Lajen: Koha për vendime të mençura, në BE mbrohen gjuha dhe identiteti

Shkup, 14 Korrik – Kovaçevski, sot ka pasur një takim kokë më kokë me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Kovaçevski dhe Von der Leyen në takim kanë biseduar për çështjet më të rëndësishme që kanë të bëjnë me zgjerimin e Bashkimit Evropian. U konstatua se tani është momenti që Maqedonia e Veriut duhet ta shfrytëzojë për të pranuar propozimin evropian, që nënkupton edhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Ajo që u vu në dukje nga kryetarja e Komisionit Evropian, Von der Leyen, është se vendi i Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor është në BE dhe kjo është e vetmja rrugë që të çon drejt një të ardhmeje më të mirë për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.

Kovaçevski dhe Von der Leyen theksuan edhe njëherë se propozimi europian në asnjë mënyrë nuk kërcënon identitetin, kulturën, historinë dhe gjuhën maqedonase.

Në takim u diskutua se në kontekstin e rrethanave të reja gjeopolitike, zhbllokimi i procesit të integrimit evropian dhe fillimi i negociatave për anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian është shumë domethënës, i cili është i rëndësishëm për ecurinë e përgjithshme të Maqedonia e Veriut.

Në takim u theksua se vendimet e marra tani garantojnë të ardhmen e vendit, prandaj nevojiten lëvizje të mençura dhe burrërore që të çojnë në prosperitet, zhvillim të vlerave demokratike dhe përparim të përgjithshëm ekonomik.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm