Në kampet pranë, gratë vajtojnë për familjarët e vrarë, zhdukur ose të bllokuar brenda qytetit. Shumë prej tyre kanë kaluar tortura të tmerrshme nga Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF). Zahra, një nënë 20-vjeçare, rrëfen: Nëse nuk ke para për ryshfet, të fusin në një dhomë që duket si zyrë dhe të thonë: “nëse nuk ke asgjë, do të të vrasim ose edhe më keq”
Në kampet e errëta të të zhvendosurve në Darfurin e Veriut, fytyrat e njerëzve rrëfejnë histori të shkatërruara nga tmerri dhe dhimbjet.Pas 16 muajsh rrethimi të pamëshirshëm mbi qytetin historik të Al Fashirit, një nga më të vjetrit në Sudan, banorët janë lënë të izoluar dhe të braktisur, ndërsa fshatrat përreth shkrumbohen nga flakët e dhunës së armatosur. Ky rrethim nuk është vetëm një bllokadë fizike është një ferr që ka krijuar një krizë humanitare të papërshkrueshme, duke lënë mijëra njerëz në prag të shpërbërjes totale.
Në kampet ku jetojnë të zhvendosurit, gratë shpërthejnë në lot ndërsa mendojnë për të ardhmen, ndërsa të moshuarit dridhen dhe lutën për ndihmë. Ndihmat humanitare janë shumë të pakta ose pothuajse mungojnë, dhe kërkesat për ujë të pastër, barna dhe ushqim janë të shumta. Muret prej druri rrethojnë kasollet e përkohshme, të ndërtuara nga familjet e zhvendosura, ndërsa materialet e grisura nga çadrat përdoren për të mbyllur hapësirat.
Banorët presin lajmin që rrethimi të hiqet dhe të mund të kthehen në shtëpitë e tyre, por kjo duket si një shpresë e largët. Ndërsa bombat bien mbi Al Fashir, civilët e plagosur udhëtojnë në spitalin e fundit funksional, spitalin Tina, i cili është i pamundur të ofrojë trajtim falas për nevojtarët. Dr. Usman Adam thotë: “Është shumë e vështirë. Ky spital nuk mund të kujdeset për pacient pa para”.
Në kampet pranë, gratë vajtojnë për familjarët e vrarë, zhdukur ose të bllokuar brenda qytetit. Shumë prej tyre kanë kaluar tortura të tmerrshme nga Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF). Zahra, një nënë 20-vjeçare, rrëfen: Nëse nuk ke para për ryshfet, të fusin në një dhomë që duket si zyrë dhe të thonë: “nëse nuk ke asgjë, do të të vrasim ose edhe më keq”.
Ajo përshkruan rrahjet dhe përdhunimet që ka dëgjuar, ndërsa gratë pranë saj përsërisin: Na rrihnin, na torturonin, na poshtëronin, çdo gjë që mund të imagjinohet! Një nënë tjetër, Leila, shikon me dëshpërim në tokë teksa pyetet nëse ka shpresë për kthim në Al Fashir. Ajo përgjigjet me një “jo” të dobët, ndërsa gratë pranë saj bërtasin: Po! Do të kthehemi me ndihmën e Zotit. Megjithatë, qyteti i tyre siç e njihnin nuk ekziston më.Një rast veçanërisht prekës është ai i Nadeefës, e cila arriti në kampin Taëila me foshnjën e saj Mustafa, i cili u verbua si pasojë e kushteve ekstreme gjatë rrugës. Nëna e Nadeefës tregon se djali i saj është i zhdukur: Nuk dimë ku është djali im. U zhduk ndërsa iknim.
Historitë e dhimbshme vijojnë me Haëa, një grua e moshuar që thotë: “Këta njerëz (RSF) më vranë fëmijët. Më lanë mbesat dhe nipat jetimë.” Ajo tregon me lot se vajzat e saj u përdhunuan para syve të saj dhe u larguan nga turpi dhe poshtërimi, dhe se nuk i ka parë më. Drejtoresha e kampit, Dr. Afaf Ishaq, përshkruan barrën emocionale të trajtimit të mijëra rasteve dhe dhimbjen nga heshtja ndërkombëtare. Ajo thotë: Kam trajtuar mijëra raste, jam në prag të një çrregullimi nervor… Thjesht ulem duke dëgjuar dëshmi njëra pas tjetrës në kokë dhe ndihem sikur po halucinoj.
Ajo gjithashtu kritikon komunitetin ndërkombëtar: I drejtoj fajin komunitetit ndërkombëtar. Si mund të flasin për të drejtat e njeriut dhe të injorojnë atë që po ndodh këtu? Ku është humanizmi?
Administrata e Biden-it ka deklaruar se RSF po kryen gjenocid në Darfur, por dhuna vazhdon, ndërsa qeveria sudaneze akuzon Emiratet e Bashkuara Arabe për furnizim me armë të RSF-së, një akuzë që EBA e mohon. Banorët e Darfurit ndjejnë braktisje dhe heshtje nga aleatët perëndimorë, duke përfshirë Britaninë dhe SHBA-në, ndërsa bombardimet dhe konfliktet vazhdojnë pa pushim. Në këtë situatë tragjike, banorët e Darfurit mbeten të bllokuar midis dhunës, vuajtjeve dhe mungesës së ndihmës, duke pritur në kampet e tyre për një shpresë që mund të mos vijë kurrë.