E premte, 14 Nëntor, 2025
16.8 C
Skopje

Laporta: Një statujë e Messit në “Camp Nou”, presim miratimin e familjes së tij

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, njoftoi se klubi do ta nderojë Leo Messin me një statujë në “Spotify Camp Nou”, duke ia bashkuar figurave historike si Johan Cruyff dhe Kubala: “Do të na pëlqente shumë.

Jam i sigurt që të gjithë tifozët e Barcelonës do të ishin entuziastë të shihnin një statujë të Leo Messit pranë figurave të mëdha të historisë së Barçës”. Ai shtoi se Messi mund të lidhet sërish me klubin pas përfundimit të karrierës së tij tek Inter Miami, se Barcelona ka respekt dhe admirim të madh për të: “Meriton nderimin më të bukur në botë”.

Laporta theksoi se këshilli i klubit mendon gjithmonë të bëjë diçka më shumë për Messin: “Do të ishte e drejtë që Leo të kishte statujën e tij, sepse është një nga lojtarët referencë që na ka shënjuar të gjithëve. Po punojmë për këtë projekt, por familja e tij duhet të japë pëlqimin”. Pas deklaratës, në rrjet qarkulluan ide për statuja të Messit të krijuara me inteligjencë artificiale.

 

 

 

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm