E shtunë, 22 Shkurt, 2025
-4.2 C
Skopje

Lehtësime për të paguar procedurën e përmbarimit

“Nëse konsumatori brenda afatit të pagesës në mënyrë vullnetare e paguan borxhin kryesor me kamatë si dhe shpenzimet e procedurës në tërësi, kreditori ose avokati në cilësinë e avokatit të kreditorit mund të kërkojë tërheqjen e propozimit për lëshimin e urdhërpagesës noteriale pa pëlqimin e debitorit”, sqarojnë nga kompania Saubermacher

Urim HASIPI

Tetovë, 17 shkurt – Kompania “Saubermacher”, e cila grumbullon dhe transporton mbeturinat komunale në Tetovë, një vit pas marrjes së kësaj detyre – vendosi të fillojë procedurë ndaj qytetarëve që nuk paguajnë rregullisht faturat. Megjithatë, nga kjo kompani thonë se procedura e përmbarimit është hapi i fundit që do të ndërmerret. Ata thonë se procedura për arkëtimin e borxhit që rrjedh nga faturat, fillimisht fillon me paraqitjen e propozimit për lëshimin e vendimit për urdhërpagesë noteriale te noteri në zonën e të cilit ndodhet vendbanimi, apo vendbanimi i personit që nuk ka paguar borxhin.

“Me marrjen e propozimit, noteri menjëherë dhe jo më vonë se 3 ditë nga marrja e propozimit nxjerr vendim me të cilin lëshohet urdhërpagesa e propozuar noteriale. Vendimi i noterit i dërgohet menjëherë personit ose përfaqësuesit të tij të autorizuar. Në vendim, noteri i jep personit një afat vullnetar për pagesën e borxhit. Nëse konsumatori brenda afatit të pagesës në mënyrë vullnetare e paguan borxhin kryesor me kamatë si dhe shpenzimet e procedurës në tërësi, kreditori ose avokati në cilësinë e avokatit të kreditorit mund të kërkojë tërheqjen e propozimit për lëshimin e urdhërpagesës noteriale pa pëlqimin e debitorit”, sqarojnë nga kompania Saubermacher.

Ndërkaq, sipas kësaj kompanie nëse borxhi nuk paguhet brenda afatit të caktuar, si kreditori ashtu edhe debitori mund të paraqesin kundërshtim kundër tij, ndërsa kundërshtimi bëhet nëpërmjet noterit. Noteri gjatë procedurës ka edhe afat prej tre ditësh për të dorëzuar dokumentet në gjykatën themelore kompetente ku vazhdon procedura, në të cilën kreditori ka statusin e paditësit dhe debitori statusin e të paditurit.

“Nëse debitori nuk paraqet kundërshtim brenda 8 ditëve nga marrja e vendimit të noterit, noteri sipas detyrës zyrtare i jep vërtetimin e fuqisë juridike vendimit me të cilin është lëshuar urdhërpagesa e noterit. Në të njëjtën kohë, noteri do t’i vërë edhe vërtetimin e përmbarueshmërisë vendimit me të cilin është lëshuar urdhërpagesa noteriale, nëse ka skaduar afati për përmbushjen vullnetare të detyrimit të përcaktuar me vendim. Nëse debitori nuk e paguan borxhin brenda afatit të pagesës vullnetare, dhe noteri i ka vënë vendimit vërtetimet e vlefshmërisë ligjore dhe ekzekutueshmërisë, kreditori fillon mbledhjen e detyruar. Kërkesa për përmbarim i paraqitet përmbaruesit kompetent, pas së cilës përmbaruesi lëshon Urdhër përmbarim në pajtim me dispozitat e Ligjit për Përmbarim”, thonë më tej nga kompania Saubermacher.

Më tej nga kjo kompani njoftuan se procedura e arkëtimit të detyrueshëm është iniciuar për të gjitha shërbimet e faturuara gjatë periudhës shkurt deri në gusht 2024, por do të vazhdojë për çdo borxh të papaguar për shërbimet komunale për qytetin e Tetovës. (koha.mk)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm