E shtunë, 1 Nëntor, 2025
5.8 C
Skopje

Lëndohen dy persona në një aksident trafiku në Kumanovë

Një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete ka ndodhur pasditen e sotme në Kumanovë, kumtoi policia. Nga SPB Kumanovë paralajmërojnë detajet e aksidentit pas përfundimit të mbikëqyrjes. Nga Ndihma Urgjente në Kumanovë informojnë se kanë intervenuar në një lokacion në bulevardin “Brigada e Tretë Sulmuese Maqedonase”, pas çka një person është lënduar dhe është dërguar në kirurgji, ndërsa personi i dytë është dërguar për kontroll, gjithashtu në kirurgji.

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, në konferencën e sotme për shtyp potencoi se semaforët në atë lokacion vazhdimisht janë servisuar për shkak të aksidenteve rrugore. Dimitrievski potencoi se është kryer furnizim publik dhe është zgjedhur një kompani për mirëmbajtjen e sinjalistikës vertikale.

“Semaforët vazhdimisht servisohen, por dëmtohen nga njerëz të cilët shkaktojnë aksidente trafiku dhe në shumë raste nën ndikimin e alkoolit. Në aksidentin e fundit rrugor, një pjesë e infrastrukturës së tillë të trafikut u shkatërrua, por dhe sistemi kryesor i funksionalitetit. Sinqerisht, më vjen keq për aksidentin rrugor, por kur bëhet fjalë për semaforët, vendos MPB-ja, nuk është në kompetencat tona”, deklaroi Dimitrievski.

Ai u bëri apel shoferëve të respektojnë sinjalistikën e komunikacionit, shenjat e trafikut dhe përparësinë e kalimit….

Dimitrievski, ashtu siç theksoi, është më shumë për ndërtimin e rrethrrotullimeve të cilat, megjithëse ngadalësojnë komunikacionin, janë më të sigurta për të gjithë pjesëmarrësit.

Komuna e Kumanovës, përmes furnizimit publik më 5 qershor të këtij viti, zgjodhi një kompani nga Shkupi e cila për gati një milion denarë do të servisojë semaforët

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm