Liderët e Ballkanit Perëndimor, mes të cilëve edhe presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska, do të takohen sot në Durrës në samitin e nismës Bërdo-Brioni.
Në fokus të takimit do të jenë perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, Plani i BE-së për rritje të rajonit, politika rinore dhe ikja e trurit, si dhe bashkëpunimi rajonal dhe siguria.
Procesi Bërdo-Brioni është nismë e përbashkët slloveno-kroate e filluar në vitin 2013, ndërsa anëtare të saj janë Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
Samitin në Durrës e organizojnë presientët e Sllovenisë dhe Kroacisë, Natasha Pirc Musar dhe Zoran Millanoviq, ndërsa nikoqir është presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.
Në takimin në Shqipëri është konfirmuar pjesëmarrja e presidentit malazez, Jakov Millatoviq, anëtarëve të Presidencës së BeH-së, Zheljka Cvijanoviq, Denis Beqiroviq dhe Zheljko Komshiq, presidentes së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Nisma Bërdo-Brioni ka për qëllim të nxisë bashkëpunim të ndërsjelltë dhe t’i lehtësojë përpjekjet e vendeve të rajonit në rrugën e tyre drejt BE-së.
“Takimi i këtij viti do të mbahet nën moton ‘Interesa të përbashkëta, përkushtim i përbashkët drejt të ardhmes së përbashkët: së bashku drejt BE-së’. Së bashku me çështjen për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, do të fokusohen edhe në përforcimin e bashkëpunimit rajonal”, kumtuan organizuesit.
Sllovenia në samitin në Durrës edhe njëherë do të cekë se zgjerimi i BE-së drejt Ballkanit Perëndimor është vegla më efikase gjeopolitike për sigurim të stabilitetit, paqes dhe sigurisë në rajon.
Pjesëmarrësit në samit do t’i kushtojnë vëmendje të posaçme zbatimit të planit të BE-së për rritje ekonomike të Ballkanit Perëndimor, që u mujndëson vendeve të rajonit gradualisht të integrohen në BE dhe sjellë përfitime konkrete për qytetarët e tyre. Për atë qëllim, BE-ja vendosi instrument financiar për periudhën 2024-2027 në vlerë prej gjashtë miliardë euro.
Pritet Maqedonia e Veriut të marrë mbi 750 milionë euro nga Plani për rritje i BE-së për Ballkanin Perëndimor deri në fund të vitit 2027, Kosova 880 milionë, Shqipëria 920 milionë, Serbia mbi 1,5 miliardë euro, Mali i Zi 380 milionë dhe BeH rreth 900 milionël euro, pasi që Komisioni evropian ua uli mjetet për dhjetë për qind për shkak të vonesave në plan.
Takimet në kuadër të nismës Bërdo-Brioni mbahen çdo vit, prej vitit 2013. Vitin e kaluar u mbajt në Mal të Zi, ku liderët në dkelaratë të përbashkët e cekën rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal dhe u oblëiguan për reforma të mëtutjeshme, përforcim të dialogut strategjik me BE-në dhe zbatim të Agjendës së gjelbër për Ballkanin Perëndimor.




