E shtunë, 27 Shtator, 2025
15.8 C
Skopje

Lloga: Në Qafë Thanë zero policë shqiptarë në ndërrim

Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka reaguar ashpër për mungesën e policëve shqiptarë në pikëkalimin kufitar të Qafës së Thanës.

Në një status publik, ai ka ftuar votuesit dhe funksionarët e VLEN-it që të shkojnë vetë dhe ta shohin situatën.

“Ftoj vLEN-istët votues a funksioner, xhentelmen ose jo, të afrohen në pikëkalimin kufitar të Qafës së Thanës dhe të shohin se, në ndërrimin aktual, nuk ka as edhe një polic shqiptar nga ana jonë. Skuquni pak, nxihuni pak, në krejt ndërrimet keni lënë vetëm 4-5 shqiptarë gjithsej. Turp. Ku e lam, e ku na katandisët!”, ka shkruar Lloga.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm