Lloga takon përfaqësuesit e Sindikatës së AOGJSH-së, diskutojnë për çështje aktuale të shërbimit gjyqësor

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga u takua me përfaqësuesit e Sindikatës së AOGJSH-së. Siç kumtoli sot Ministria e Drejtësisë, në takim u u diskutua për protestat aktuale, problemet dhe kërkesat me të cilat ballafaqohet shërbimi i gjyqësorit dhe prokurorisë publike.

“Ministria e Drejtësisë do t’i dorëzojë Informacion  Qeverisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave të shqyrtohet mundësia për fillimin  e procesit  të negociatave me Sindikatën  e AOGJSH-së,  për të gjetur një zgjidhje të përbashkët dhe që të mos bllokohet procesi me lëvizjen e lëndëve në gjykata dhe prokuroritë publike”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.

Kryetari i Sindikatës së AOGJSH-së, Tërpe Deanovski, falënderoi ministrin Lloga për përpjekjet dhe përkushtimin e tij për zgjidhjen e problemeve të të punësuarve.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm