LSDM-ja opozitare mbështet protestën e nesërme për rritjen pagës minimale

LSDM-ja opozitare përmes një komunikate për media mbështet protestën e nesërme për rritjen e pagës minimale të organizar nga Lidhja e Sundikatve të Maqedonisë.

“Qeveria e Mickoskit nuk ka para për të rritur pagën minimale, ka para vetëm për tendera. 161 tendera për një kompani, 51 tendera përmes komunave për një kompani tjetër, 9 milionë euro për tendera me dy punonjës, 1.2 milionë euro për tendera përmes Postës. Gjatë qeverisjes së LSDM-së, paratë përfunduan te qytetarët, ne e rritëm pagën minimale nga 8,000 denarë në mbi 20,000 denarë dhe pagën mesatare nga 22,000 denarë në mbi 42,000 denarë”, thoinë nga LSDM.

Më tej nga kjo parti thonë se si opozitë qëndrojnë në mbështetje të punëtorëve

“Dhe si opozitë, LSDM qëndron në mbështetje të punëtorëve. LSDM propozoi Ligj për rritjen e pagës minimale, por qeveria e hodhi poshtë atë. Ne i dorëzuam Kuvendit zgjidhje ligjore dhe amendamente për rritjen e pagave në sektorë të ndryshëm, por qeveria e hodhi poshtë edhe atë”, thonë nga LSDM.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm