E premte, 26 Shtator, 2025
18.8 C
Skopje

Machu Picchu rrezikon të mos jetë më pjesë e “Shtatë Mrekullive të Botës”

Në vitin 2007, Machu Picchu u shpall një nga shtatë Mrekullitë e Botës pasi mori mbi 100 milionë vota në një konkurs global. Tani, projekti New7Wonders që organizoi votimin, paralajmëron se Machu Picchu rrezikon të humbasë “besueshmërinë” si një prej mrekullive për shkak të mbiturizmit, politikave të kufizuara të ruajtjes dhe konflikteve shoqërore, veç problemeve të tjera.

Në një deklaratë të bërë gjatë fundjavës, organizata tha se gjithçka varet nga “vendimmarrësit kyç” të vendit që kanë marrë propozime për të aplikuar një plan strategjik shndërrimi të vendit.

A Step Above The Rest

“Dizenjimi nënkupton një përkushtim të përbashkët për ruajtjen dhe menaxhimin e përgjegjshëm, si dhe implementimin e ruajtjes ndërkombëtare dhe standardeve të menaxhimit”, thotë deklarata.

E pyetur nëse Machu Picchu mund të humbasë vendin dhe nëse mund të zëvendësohet nga një tjetër, organizata tha për CNN se është herët për të diskutuar mni procesin, si do të funksiononte apo nëse do të ndodhë.

“Kjo është e parakohshme, sidomos pasi ne besojmë se të gjithë aksionerët mund dhe duhet ta konsiderojnë këtë si një thirrje për t’u zgjuar që të vënë rregull në shtëpinë e Machu Picchu.

Ne tashmë kemi një këshilltar përfaqësues në Peru, i cili është gati ta mbështesë procesin në zgjidhjet afatshkurtra dhe më e rëndësishme, afatgjata”, tha drejtori Jean-Paul de la Fuente. Machu Picchu u shpall Trashëgimi Kulturore e Botës nga UNESCO në vitin 1983. Ky titull nuk kërcënohet pasi nuk lidhet me fushatën e New7Wonders.

Ministria e Kulturës së Perusë nuk ka komentuar ende. Megjithatë, pas disa orësh shkroi në X se UNESCO është “e vetmja trupë kompetente për të promovuar identifikimin, mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore”.

Sipas ministrisë, “ruajtja dhe mbrojtja” e Machu Picchu “nuk po cenohet” dhe nuk përfshihet në Listën e UNESCO së Trashëgimisë Kulturore Botërore në Rrezik. Gjithashtu shoi se gjatë takimit të 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore në korrik në Paris, UNESCO “vlerësoi përmirësimet në menaxhimin e vizitorëve dhe implementimin e mjeteve vëzhguese dhe ruajtëse të tempullit historik të Machu Picchu”.

Ndërkohë, Ministria e Tregtisë dhe Turizmit tha se të martën do të takohet me shoqatat e turizmit për të arritur një zgjidhje me marrëveshje për “situatën e ndërlikuar” në Machu Picchu.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm