E shtunë, 1 Nëntor, 2025
19.8 C
Skopje

Maduro inaugurohet për mandatin e tretë, SHBA rrit shpërblimin në 25 milionë dollarë për çdo kënd që çon informacion për arrestimin e tij

Nikollas Madauro në një ceremoni të mbyllur u inaugrua për President të Venezuelës për herë të tretë radhazi në prani të vetme të liderëve  të huaj nga nga Kuba dhe Nikaragua

Presidenti i Venezuelës, i cili fitoi zgjedhjet e korrikut në një proces që është denoncuar si i manipuluar, tani është një objektiv i Uashingtonit, me shpërblimin për informacionin që çon në arrestimin e tij që rritet në 25 milionë dollarë.

SHBA ka zgjeruar listën e të kërkuarve, duke përfshirë ministrin e Mbrojtjes Vladimir Padrino me një shpërblim deri në 15 milionë dhe Ministri i Brendshëm Diosdados Cabegios.

Në të njëjtën kohë, Mbretëria e Bashkuar njoftoi sanksione kundër 15 zyrtarëve të lartë venezuelianë për shkelje të të drejtave të njeriut dhe minim të demokracisë.

Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy , e përshkroi regjimin e Maduros si “mashtrues”, ndërsa Bashkimi Evropian zgjeroi “masat e tij kufizuese” ndaj vendit, duke vendosur sanksione ndaj 15 personave të tjerë.

I izoluar në fushën ndërkombëtare, me mbështetjen e vendeve si Rusia, Kina dhe Irani, Maduro mbetet i izoluar në skenën ndërkombëtare.

Komuniteti ndërkombëtar, duke përfshirë SHBA-në, Brazilin dhe Kolumbinë, ka kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve, duke njohur të mërguarin Edmundo Gonzalez si president legjitim.

Gonzalez, i cili jeton në Spanjë, po bën një turne në Amerikë për të siguruar mbështetjen ndërkombëtare, ndërsa qeveria Maduro ka lëshuar një urdhër arresti për të.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm