Magjistari i aerodinamikës në Formula 1, Adrian Newey, do të kalojë te skuadra e Aston Martin. Lajmi do të zyrtarizohet orët në vijim, por burime nga makina në pronësi të kanadezit Lawrence Stroll kanë konfirmuar këtë lajm surprizë për BBC.
Inxhinieri britanik thuhet se pritet të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me vlerë 35.5 milionë euro në vit. Marrëveshja pritet të shpallet në një konferencë shtypi në selinë e ekipit në Silverstone gjatë ditës së sotme.
Nëse gjithçka do të konfirmohej, Newey do të fitonte një shumë më të lartë se 70% e pilotëve të përfshirë aktualisht në këtë sezon të Formula 1.
Magjistari i aerodinamikës, i cili përfundoi aventurën e tij në Red Bull në fillim të prillit, ishte kërkuar nga të gjitha makinat e Formula 1. Madje u duk se ai ishte më pranë Ferrari. Gjithsesi, ai do të nisë punën me Aston Martin duke filluar nga marsi i vitit 2025.