E enjte, 16 Tetor, 2025
9.8 C
Skopje

Mandzukic në Katar, sërish shok skuadre me Benatia

Mario Mandzukic është shumë pranë transferimit në Katar te Al Duhail, skuadër ku do të gjejë edhe ish-shokun e skuadrës, Medhi Benatia. Mediat italiane shkruajnë se sulmuesi kroat gjendet tashmë në Doha për të kryer vizitat mjekësore dhe të firmosë kontratën.

Sulmuesi do të përfitojë rreth 8 milionë euro në sezon, një më shumë nga sa përfitonte aktualisht te Juve, ndërkohë që do të nënshkruajë për 18 muaj. Nga shitja e Mandzukic, italianët do të përfitojnë 5 milionë euro, ndërkohë që kroati largohet pas 4 sezonesh nga bardhezinjtë ku fitoi 4 tituj kampion, 4 Kupa, 3 Superkupa ndërsa luajti edhe në finalen e Champions në Cardiff ku Juve humbi përballë Real Madrid.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm