E mërkurë, 29 Tetor, 2025
13.8 C
Skopje

Maqedonci takohet me ambasadorin e Gjermanisë, flasin për sigurinë në vend

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Maqedonci përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se në këtë takim diskutuan mbi situatën e sigurisë në vend, për stabilitetin e sfidat e vendit dhe rajonit në një periudhë sfiduese për sigurinë, ndërsa e informova dhe për kapacitetet aktuale të FSK-së

“Ishte kënaqësi që sot të pres në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph. Në këtë takim diskutuam mbi situatën e sigurisë në vend, për stabilitetin e sfidat e vendit dhe rajonit në një periudhë sfiduese për sigurinë, ndërsa e informova dhe për kapacitetet aktuale të FSK-së”, ka shkruar ai.

Tutje ai ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e gjatë të shtetit gjerman ndaj Republikës së Kosovës.

“Praninë e shtuar të trupave gjermane në kuadër të KFOR-it, si dhe besimin e thellë që ky bashkëpunim dhe me ambasadorin Rudolph do të vazhdojë në drejtim të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dy shtete që ndajmë interesa të përbashkëta”, ka shkruar ndër të tjera Maqedonci në Facebook.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm