E shtunë, 1 Nëntor, 2025
5.8 C
Skopje

Masa të reja për parandalimin e zjarreve në Kumanovë

Në Komunën e Kumanovës sot u mbajt këshilli lokal për parandalim në të cilin përfaqësues nga shumë institucione, pushteti lokal, SPB Kumanovë, NJTZ Kumanovë, Prokuroria Themelore Publike, njësitë rajonale të QRMK dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim diskutuan mbi zjarrin aktual në territorin e komunës. Në mbledhje, siç informuan nga komuna po bisedohet për zjarret aktuale në territorin e komunës së Kumanovës, të cilat në këtë periudhë janë shtuar, ndërsa u theksuan edhe pikat më kritike ku ndodhin zjarret.

Një nga konkluzionet e këshillit lokal për parandalimin ishte që inspektorati komunal, policia e Kumanovës dhe anëtarët e Këshillit të Komunës t’i vizitojnë pikat kritike në Kumanovë dhe të diskutojnë me banorët.

Njësia Territoriale e Zjarrfikësve të Kumanovës do të sigurojë pajisje mobile për shuarjen e zjarreve dhe do t’i vendosë në dispozicion të SPB Kumanovë, ekipi i të cilëve mund të ndërhyjë.Të hënën, më 30 qershor, me fillim në ora 12:00, do të mbahet një takim i Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, i cili do të japë udhëzime për veprime konkrete gjatë periudhës së ardhshme verore, ku, për shkak të temperaturave të larta, ekziston mundësia për shfaqjen e një numri të madh zjarresh në territorin e komunës së Kumanovës dhe rajonit. Ndërmarrja Publike “Pastrime dhe Gjelbërime” do të fillojë aktivitetet intensive për pastrimin e deponive ilegale në qytet, ku ekziston rreziku i zjarreve.

Më parë, siç raportoi MIA, qytetarët e Kumanovës reaguan se në këto vende, qytetarë të pakujdesshëm vazhdimisht djegin mbeturina dhe shpesh ndodhin zjarre që shqetësojnë publikun dhe ndotin ajrin në orët e pasdites. Qytetarët e Kumanovës kërkojnë mbikëqyrje të forcuar inspektuese dhe sanksione për qytetarët e pakujdesshëm që ndezin zjarre në natyrë dhe ndotin ajrin.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm