E enjte, 2 Tetor, 2025
6.8 C
Skopje

MATURA SHTETËRORE 2024-2025: Notat më të mira në gjuhën e huaj, sesa atë amtare!

Nota mesatare e provimit të maturës shtetërore këtë vit ishte më i lartë sesa i vitit të kaluar, duke arritur në 3.69. Përmirësimi i notës mesatare është më i lartë në matematikë. Gjuha amtare dallimi është i vogël nga 3.37 në 3.68 këtë vit. Mesatare kjo thuajse e njëjtë me anglishten dhe më e ulët sesa mesatarja në frëngjisht, apo gjermanisht

Evis HALILI

Shkup, 5 gusht – Nota mesatare e arritur nga maturantët e shkollave të mesme këtë vit në provimin e maturës shtetërore është 3.69. Më e lartë sesa mesatarja e vitit të kaluar prej 3.26, me të cilën jemi shumë të kënaqur, ka deklaruar ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, në konferencën e përbashkët për shtyp me Drejtoreshën e Qendrës Shtetërore të Provimeve Daniela Mihajlovska, ku u shpallën rezultatet e provimeve në të cilat morën pjesë mbi 15 mijë maturantë. Sipas ministres, rritja e notës mesatare është për shkak të rezultateve më të mira në disa lëndë. Ajo ka vënë në dukje se rezultatet me të larta të këtij viti nuk ishin për shkak të pyetjeve më të lehta të provimit, por sepse nxënësit ishin më të përgatitur. Në lëndën e gjuhës amtare vitin e kaluar nota mesatare ishte 3.37 dhe tani është 3.68, në anglisht ishte 3.06 dhe tani është 3.65, në frëngjisht tani është 4.67 dhe vitin e kaluar ishte 4.47. Rezultatet në matematikë janë përmirësuar veçanërisht.

Vitin e kaluar nota mesatare ishte 3.73 dhe këtë vit është 4.14, ku nga 1,239 nxënës që dhanë provimin e matematikës, 651 nxënës u vlerësuan me 5.

“Shpreh kënaqësinë time me objektivitetin e procesit dhe rezultatet e arritura. Ky është rezultat i përpjekjeve të mësuesve, nxënësve dhe prindërve. Ky është një hap i madh përpara krahasuar me vitin e kaluar dhe është shumë domethënës. Shpresoj që trendi të vazhdojë”, ka thënë Janevska. Gjuha amtare dhe letërsia (maqedonisht, shqip, turqisht dhe serbisht), e cila është e detyrueshme për të gjithë maturantët, u dha më 31 maj dhe provimi i dytë (opsional) u dha më 11 qershor. “Këtë vit, 172 nxënës u përpoqën t’i dredhonin sistemit, rrezikuan dhe kështu e shtynë përfundimin e arsimit të mesëm. Provimi i radhës fillon të martën, më 12 gusht”, informoi Janevska. Ndërsa drejtoresha e Qendrës Shtetërore të Provimeve, Mihajlovska, informoi se janë depozituar 507 ankesa në lidhje me rezultatet dhe 75 nxënës kanë inspektuar testet.

Drejtoresha e Qendrës Shtetërore të Provimeve, Mihajlovska, informoi se janë paraqitur 507 ankesa në lidhje me rezultatet dhe 75 nxënës kanë inspektuar testet.

Maturantët e shkollave të mesme që nuk e kaluan provimin shtetëror të shkollës së mesme në qershor do ta japin provimin në sesionin e gushtit – më 12 gusht është provimi në gjuhën amtare (maqedonisht, shqip, turqisht, serbisht) dhe letërsi, dhe më 14 gusht është provimi opsional (matematikë, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, rusisht, italisht, filozofi, estetikë). Provimet interne do të mbahen nga 15 deri në 20 gusht dhe detyra e projektit do të mbrohet midis 19 dhe 26 gushtit. Për provimet janë regjistruar 1118 nxënës. Provimi shtetëror i shkollës së mesme ka filluar të zbatohet që nga viti 2007, në sesionet e provimeve të qershorit dhe gushtit.(koha.mk)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm