Lionel Messi fitoi Topit e Artë të tetë të hënën në Paris, pasi mposhti Erling Haaland dhe Kylian Mbappe për çmimin.
Messi mund të mos jetë më kurrë në podiumin e Topit të Artë, duke e lënë derën e hapur për superyjet e gjeneratës së ardhshme për të marrë vendin e tij dhe të Cristiano Ronaldo-s.
Këta të rinj kanë qenë shumica e fituesve dhe të nominuarve të trofeut Kopa, një çmim që u jepet lojtarëve U21 dhe i votuar nga ish-fituesit e Topit të Artë për Diario AS.
Trofeu Kopa u prezantua për herë të parë në vitin 2018 dhe u fitua nga Mbappe. Matthijs De Ligt fitoi edicionin 2019, ndërsa të rinjtë e Barcelonës Pedri dhe Gavi fituan edicionin e 2021 dhe 2022.
Mesfushori i Real Madridit, Jude Bellingham, fitoi çmimin e vitit 2023, ndërsa ylli i Bayern Munichut, Jamal Musiala u rendit i dyti, me Pedri që ngjitet sërish në podium në vendin e tretë.
Sipas Fabrizio Romano, Messi i kishte të tre lojtarët në top treshen e tij, por në një renditje të ndryshme. Ai zgjodhi sulmuesin gjerman Musiala si fitues, Pedri si të dytin dhe Bellingham si të tretin.
Ish-ylli i akademisë së Chelseat shënoi golin që i dha Bayern Munichut titullin e 11-të radhazi në Bundesliga, ndërsa anglezi ishte pjesë e ekipit humbës të Borussia Dortmund.




