E enjte, 20 Nëntor, 2025
9.8 C
Skopje

Mexhiti: Çairi ka filluar epokën e re të zhvillimit

Sot, në ditën e fundit të fushatës për zgjedhjet lokale të 19 tetorit, kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, paraqiti para qytetarëve një përmbledhje të plotë të ofertës së tij programore. Në një fjalim të detajuar dhe gjithëpërfshirës, Mexhiti prezantoi projektet strategjike për transformimin e Çairit në një komunë moderne dhe të zhvilluar, me theks në infrastrukturën urbane, arsimin cilësor, mbrojtjen e mjedisit, përfshirjen sociale dhe fuqizimin ekonomik.

Ai theksoi se ndryshimi në Çair tashmë ka nisur dhe se ky vizion i ri do të ndërtohet mbi vepra konkrete, mbështetje institucionale dhe partneritet të ndershëm me qytetarin.

Në vazhdim fjalimi i Izet Mexhitit, kandidatit të koalicionit VLEN për kryetar komune në Çair: Çairi po ndryshon. Po ndryshon!

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm