Mexhiti me moton “Vetëm për ty Çair” do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale

Me moton “Vetëm për ty Çair”, kandidati për kryetar komune për Komunën e Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti do ta kërkojë besimin e qytetarëve në zgjedhjet lokale të caktuara më 19 tetor.

Siç theksojnë nga ekipi i tij, Mexhiti ka thënë se kjo moto nuk është vetëm një slogan zgjedhor, por një përkushtim i sinqertë që përfaqëson vizionin dhe punën e tij të ardhshme si kryetar i komunës.

Pas takimit me Forumin e grave të VLEN, ai ka përkujtuar se Çairi gjithmonë ka dhënë shumë për vlerat shoqërore, politike, arsimore dhe kulturore të shqiptarëve në vend dhe më gjerë.

Siç citohet në kumtesë, inspirimi për moton e fushatës erdhi nga kënga “Vetëm për ty” e grupit rok “Telex”, i cili vjen nga Komuna e Çairit.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm