E diel, 28 Shtator, 2025
19.8 C
Skopje

Mexhiti: Në Serovë do të ndërtojmë parking modern me kate

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, gjatë vizitës së tij në lagjen e njohur si Malboro në Gazi Babë, ka shprehur vizionin e tij për zhvillimin e komunës dhe transformimin e saj në një hapësirë moderne dhe funksionale.

“Lagjja e Malboros ka historinë e saj krenare, të lidhur me ekipin legjendar të futbollit të vogël në Shkup. Ashtu si dikur ky ekip që fitoi respekt dhe lavdi, sot edhe kjo lagje do të bëhet kampione – kampione në zhvillim, kampione në ndërtim, kampione në sigurinë e banorëve të saj,” u shpreh Mexhiti.

Ai theksoi se vizioni i tij për Çairin është i bazuar në investime të prekshme, që do të sigurojnë kushte më të mira për banorët: rrugë të rregulluara, infrastrukturë të qëndrueshme, siguri dhe mirëqenie.

“Më 19 tetor, Gazi Baba dhe i gjithë Çairi do të shpallen kampionë të një epoke të re. Fitorja do të jetë madhështore, sepse ky vend gjithmonë ka pasur madhështi,” deklaroi kandidati i VLEN.

Më pas Mexhiti është ndalur në rrugën 25 maji në Serovë, nga ku premtoi ndërtimin  e një parkingi modern me kate, i coli sipas tij do të zgjidh përfundimisht problemin me parkingun në një pjesë shumë të populluar të Çairit

”Sot, në rrugën “5 Maji” në Serovë, po realizohet rikonstruksioni i plotë i rrugës, projekt i financuar nga Qeveria me vlerë 5 milionë denarë. Ky është vetëm një nga investimet që po çojnë drejt zhvillimit të kësaj zone, e cila po shndërrohet në një qendër banesoro-biznesore. Por ne nuk ndalemi këtu. Sepse paralelisht kemi gati projektin për një parking modern në kate, që do ta zgjidhë përfundimisht problemin e parkimit në këtë pjesë të ngarkuar të Çairit. Ky është vizioni ynë: zhvillim urban, modernizim dhe kushte dinjitoze për qytetarët”, ka thënë Mexhiti

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm