“Qeveria nuk ndërhyn në gjyqësor, por Qeveria është përgjegjëse për shpenzimin e çdo denari të parave nga populli. Dhe kur ato para nga popullit i shpenzon ndonjë institucion apo organ i administratës së shtetit, është logjike që shteti të kujdeset për këtë”, theksoi Hristijan Mickoski, Kryetar i Qeverisë, në intervistë për emisionin “Top Tema” në TV Telma.
“Ata thonë mos u shqetësoni për ne, ne do të kujdesemi vetë, ndërsa ju vetëm do t’ju informojmë. Ne themi në rregull, do ta pranojmë dhe do të jetë pjesë e ligjeve. Por, nuk e shoh nevojën për rritjen e buxhetit në kushte kur edhe vetë Raporti i ardhur nga Këshilli i Evropës konstaton se buxheti që ne e ndajmë është më i lartë si përqindje e BPB-së se sa ai i 75 për qind të vendeve anëtare të BE-së. Dhe dua të theksoj se në të kaluarën kemi pasur eksperimente kur prokurorët merrnin edhe dhjetë herë paga më të larta sesa kolegët e tyre në PSP, e dini si përfunduan me çanta nga Louis Vuitton, me honorare të paguara që numërohen në dhjetëra, madje qindra mijëra euro, ndërsa drejtësia e pamë si përfundoi”, tha Mickoski.
Lidhur me atë se çfarë ka bërë Qeveria në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, Mickoski tha se ndryshe nga më parë, tani hapen hetime dhe dorëzohen kallëzime penale tek organet e drejtësisë.
“Një gjyqtar i Gjykatës së Lartë është kapur në flagrancë duke marrë ryshfet. Në atë rast është i përfshirë edhe një ish-funksionar i lartë i Prokurorisë dhe në atë moment anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publikë, diçka që në të kaluarën ishte e pamundur. Për shumë raste nga qeveria e kaluar janë dorëzuar kallëzime penale, janë hapur hetime, disa prej tyre janë në arrati, disa janë këtu, proceset gjyqësore kanë filluar. Kemi një drejtor të një institucioni shëndetësor i cili u kap me ryshfet dhe u arrestua. Kemi një drejtor që është pjesë e strukturës së VMRO-DPMNE-së i cili gjithashtu u kap me ryshfet dhe tani është në paraburgim, e kështu me radhë”, theksoi kryeministri.
Kryeministri Mickoski theksoi se prokurorët dhe gjyqtarët nuk e shfrytëzuan mundësinë për të zbatuar drejtësi, duke nënvizuar se në të gjitha anketat e bëra, gjyqësori dhe prokuroria kanë nivelin më të ulët të besimit nga qytetarët.
“Ne që nga dita e parë kemi thënë se nuk do të bëjmë spektakël, kemi thënë se do të luftojmë kundër krimit dhe korrupsionit dhe ashtu po veprojmë. Kemi thënë se do t’u japim mundësi, por ata nuk e shfrytëzuan atë mundësi. A ka dikush në shtet, ndonjë qytetar, që mendon se këta anëtarë të Këshillit Gjyqësor dhe këta prokurorë janë persona kredibilë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit? Unë nuk mendoj kështu dhe këtë e tregojnë shifrat. Në çdo anketë të bërë, do të shihni se qytetarët kanë besimin më të ulët pikërisht tek prokurorët dhe gjyqtarët”, është decid Mickoski.




