E shtunë, 1 Nëntor, 2025
4.8 C
Skopje

Mickoski: Shtatë milionë euro për projekte për zhvillimin e Shtipit

Më shumë se shtatë milionë euro janë projekte që financohen drejtpërdrejt nga buxheti qendror të cilat duhet të ndihmojnë në zhvillimin e Shtipit, theksoi kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

Mickoski potencoi se është i bindur se kryetari i komunës së Shtipit si deri më tani, edhe në të ardhmen do të vazhdojë të realizojë projekte për Shtipin dhe banorët e Shtipit.

“Ky është një nga projektet qeveritare nga ministria e Sportit ku merr pjesë edhe komuna, por pjesa më e madhe është nga ministria e Sportit. Por nuk është vetëm ky, në thirrjen e parë dhe të dytë publike, më shumë se shtatë milionë euro janë projekte që financohen drejtpërdrejt nga buxheti qendror, të cilat duhet të ndihmojnë në zhvillimin e Shtipit. Jam i bindur se kryetari i komunës, si deri më tani, ashtu edhe në të ardhmen, me menaxhimin e tij të jashtëzakonshëm do të thoja, të projekteve, do t’i realizojë këto projekte dhe do t’i shtojë vlerë jetës së Shtipit”, tha kryeministri Mickoski.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm