Në këto zgjedhje, qytetarët nuk po zgjedhin vetëm kryetar komune, por po vendosin edhe se ku do të shkojë Maqedonia si shtet, theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në tubimin e sotëm publik në Probishtip, si pjesë e fushatës zgjedhore me sloganin “Zgjedhja e duhur! Njeriu yt! Vendi yt! Për të ardhmen tënde”.
Mickoski iu referua, siç e thotë ai, koalicionit joformal për zgjedhjet lokale të përbërë nga LSDM, BDI dhe E Majta, të cilat i bashkon dëshira për pushtet dhe urrejtja ndaj VMRO-DPMNE-së.
Sipas tij, në këto zgjedhje lokale ky bllok opozitar po zhvillon një fushatë të zezë, dhe ata nuk ofrojnë asnjë projekt, asnjë vizion apo strategji.
“Kur flas për kundërshtarët tanë, flas për një koalicion pa parime, i cili në thelb është i përbërë nga tre parti politike, të cilat janë bashkuar për dy arsye kryesore, e para është dëshira për pushtet, me çdo kusht. Dhe e dyta është urrejtja patologjike që kanë ndaj VMRO-DPMNE-së. Është koalicioni i LSDM-së, BDI-së dhe partisë politike E Majta. Në disa vende, ky koalicion është formal, në disa gjysmëformal, por në thelb, është ai bllok opozitar, i cili po del në këto zgjedhje krejtësisht pa asnjë program”, thotë Mickoski.
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Mickoski, theksoi se LSDM-ja opozitare nuk ofron asnjë projekt apo vizion për zgjedhjet e ardhshme lokale, por përqendrohet vetëm në një fushatë të zezë që nga dita e parë.
Ai theksoi se ndryshe nga opozita, VMRO-DPMNE nuk ka transmetuar asnjë video negative, megjithëse ka shumë arsye për t’u kujtuar qytetarëve dështimet e qeverisë së mëparshme, VMRO-DPMNE po zgjedh fushatë pozitive të fokusuar në projekte dhe të ardhmen