“Është mbyllur tema për zgjedhje të parakohshme dhe për hyrjen e BDI-së në qeveri. Këto tema për zgjedhje të parakohshme dhe për hyrjen e BDI-së në qeveri u përdorën nga partia e Ali Ahmetit për të mobilizuar anëtarësinë e vet me premtimin se së shpejti do të ndodhte triumfi i BDI-së dhe se ajo do të fitonte në shumë komuna, se VMRO-DPMNE do të detyrohej të organizonte zgjedhje të parakohshme dhe se BDI në prill apo maj do të hynte në qeveri. Kjo tashmë ka përfunduar — nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, BDI mbetet në opozitë. Ne vlerësojmë se si koalicion qeveritar po e marrim sërish mbështetjen që na është konfirmuar edhe në nivel lokal.”