Shpresoj se nuk do të shohim shumë çështje bilaterale të cilat do ta pengojnë procesin e zgjerimit të BE-së në të ardhmen. E nxisim Maqedoninë e Veriut të shkojë përpara drejt hapjes së Klasterit të parë sa më shpejtë të jetë e mundur, si dhe t’i miratojë ndryshimet kushtetuse të cilat u dakorduan, deklaroi sot ministri finlandez për çështje evropiane, Joakim Strand, në konferencën e përbashkët për shtyp me ministirn e Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani.
Strand theksoi se Finlanda i inkurajon vemndin so dhe shtetet e tjera nga Ballkani Perëndimor ta shfrytëzojnë këtë çast, dhe përsëriti se nuk do të përsëriten çështje të këtilla bilaterale që do ta pengojnë procesin inkuadrues.
“Ky vend është në zemër të Evropës dhe vendi i tij është në BE. Të gjitha vendet e kan ë historinë e vet. Dhe tani mund të gjejmë qindra probleme në vendet-anëtare të BE-së, kështu që shpresoj se kjo do të zgjidhet në mënyrë pozitive dhe se do të mund të vazhdojmë më tutje”, tha Strand.
Ai e përshëndeti shtetin për përparimin e arritur në rritjen ekonomike dhe në Agjendën reformuese, ku, siç theksoi, vendi është prijës në marrjen e financave në pajtim me Planin për rritje të Ballkanit Perëndimor.
“E nxisim Maqedoninë e Veriut të vazhdojë të reflektojë reforma të domosdoshme nga fusha e sundimit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit. Do të donim ta falëdneronim Maqedoninë e Veriut për rezultatet e veta të mira dhe për harmonizimin me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së në kontekstin e sotëm gjepolitik, kjo është vlerësuar jashtëzakonisht”, tha Strand.
Ministri finlandez nënvizoi se në situatën momentale të sigurisë në Evropë duhet ta përforcojmë unitetin dhe të punojmë akoma më intensivisht për t’u integruar ekonomikisht në Evropë – Evropa e bashkuar. Bashkimi i zgjeruar Evropian do ta përforcojë sigurinë tonë dhe do t’i bëjë ekonomitë tona më rezistuese dhe do t’u sjellë prosperiet njerëzve.
Në pyetjen e gazetarëve, çka nëse edhe pas Vitit të Ri nuk lëvizin gjërat në planin e BE-së për vendin, Strand u përgjigj se ajo që për momentin Shqipëria dhe Mali i Zi po lëvizin më shpejtë,m e sheh si çast pozitiv për tërë Ballkanin Perëndimor.
Në ypetjen për reformat, posaçërisht në fushën e mjedisit jetësor, Strand tha se ka shumë gjëra të cilat duhet të bëhen kur i shqyrtojmë klasterët, sferat dhe sektorët e ndryshëm.
“Por kur bëhet fjalë për mjedisin jetësor asnjë vend nuk do të jetë 100 për qind e gatshme kur të bëhet anëtare e BE-së. Duhet të ketë mjaftueshëm përparim, por duhet të vendosen akoma shumë vegla dhe gjërat të bëhen sipas anëtarësisë që lidhen me mjedisin jetësor. Unë personalisht vij nga një vend që u kushton rëndësi teknologjive të gjelbra, tranzicionit dhe nuk e di se ka shumë kompani në Finlandë të cilat janë të gatshme të ndihmojnë të përpunoni zgjidhje për menaxhim me mbeturinat, menaxhim me ujërat, efikasitetin energjetik, balansimin e rrymës, burimet ripërtëritëse të energjisë. Prandaj mendoj se është bukur të bëjmë sa më shumë përparim e më pas kur të bëheni anëtare të punojmë edhe më tutje”, u përgjigj ai.
Siç theksoi Strand, lufta kundër korrupsionit dhe sundimit të së drejtës janë tema shumë më të rëndësishme por kuptohet, tha, duhet të ceken edhe gjërat lidhur me mjedisin jetësor, por ato gjëra do të jenë edhe më të lehta për përballje si anëtare e BE-së.
Ministri Murtezani, i cili nga ana e vet shprehi falënderim të sinqertë për mbështetjen konsekuente dhe parimoretë Finjlandës, duke vlerësuar se ajo mbetet mes mbështetësve më të zëshëm të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. Në atë drejtim, ministri fili për tuining projektet e realoizuara me institucionet finlandeze dhe gatushmërinë për thellimin e tyre në fushën e administratës publike, mediumeve dhe transformimit digjital.