Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska ka mbërritur në Kiev të Ukrainës, përcjell TV21. Ajo ka shpërndarë foto nga vizita në zonat e dëmtuara nga lufta në Kiev.
“Mbërrita në Ukrainë, vendi që mbron sovranitetin dhe integritetin territorial prej një viti. Sot do të kem takime me përfaqësues të Kievit zyrtar, të cilëve do t’u përcjell mbështetjen e qartë të Maqedonisë së Veriut për sovranitetin e Ukrainës dhe të drejtën për vetëmbrojtje”.




