Mot i nxehtë me temperatura deri 33 gradë

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare paradite. Nga orët e mesditës do të ketë zhvillim lokal të vranësirave të paqëndrueshme me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të fuqishme dhe kushte për mot të ligë me breshër. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriore.

Temperaturat minimale, siç njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, do të lëvizin prej 9 deri 18 gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale prej 22 deri 33 gradë Celsius.

Në Shkup, mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Në disa pjesë të luginave do të ketë kushte për paqëndrueshmëri me shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër, bubullima dhe erë të fuqishme. Temperatura do të lëvizë prej 15 deri 33 gradë Celsius.

Nga DPHM paralajmërojnë se gjatë javës së ardhshme moti do të jetë i nxehtë. Paradite do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa pasdite do të ketë zhvillim lokal të vranësirave të paqëndrueshme me shi të rrëmbyeshëm, bubullima edhe erë të fuqishme. Për shkak të energjisë së madhe në atmosferë në disa vende do të ketë kushte për procese me intensive me shi më të rrëmbyeshëm dhe mot të ligë me paraqitje të breshrit. Nga e premtja pritet stabilizim.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm