E mërkurë, 19 Nëntor, 2025
10.8 C
Skopje

Mot kryesisht i vranët me periudha afatshkurtra diellore

Sot paradite nëpër disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës, ndërsa gjatë ditës moti do të jetë kryesisht i vranët me periudha afatshkurtra të diellit. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi juglindor.

Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -1 deri 4, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 17 deri 20 gradë.

Në Shkup, mëngjesi më i ftohtë, në disa pjesë të luginave me mjegull. Gjatë ditës, mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë e ndryshueshme.

Temperatura minimale do të bie deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 19 gradë.

Gjatë fundjavës, moti do të jetë i qëndrueshëm dhe i thatë, ndërsa në orët e mëngjesit do të ketë paraqitje të mjegullës në disa lugina. Të hënën në fund të ditës, së pari në pjesët perëndimore, ndërsa të martën dhe mërkurën kudo do të ketë reshje të shiut të cilat në disa vende do të jenë më të dendura.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm