Mot me diell dhe i ngrohtë, nga nesër shi deri në fund të javës

Moti sot do të jetë me diell me vranësira lokale të lehta deri në mesatare, ndërsa pasdite në rajonet ekstreme jugperëndimore do të ketë kushte për shi të lehtë dhe bubullima të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 2 deri në 12 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 20 deri në 25 gradë Celsius.

Në Shkup, moti do të jetë me diell me vranësira të vogla dhe erë e dobët deri në mesatare. Temperatura minimale do të bie në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 25 gradë Celsius.

Nga e marta deri në fund të javës do të vijojë periudhë e motit me vranësira të ndryshueshme me shira lokal. Të martën do të ketë vranësira, ndërsa të mërkurën në disa vende, vranësira të paqëndrueshme me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Nga e enjtja do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar, ndërsa temperatura do të ulet ndjeshëm. Të premten dhe gjatë fundjavës, pritet që temperaturat e mëngjesit të bien nën zero gradë Celsius.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm