E shtunë, 1 Nëntor, 2025
4.8 C
Skopje

Mot me diell me vranësira të ulëta deri mesatare

Moti sot në mëngjes do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i ftohtë, gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi jugor, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -4 deri 4, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 15 deri 20 gradë.

Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të bie deri në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 16 gradë.

Sipas parashikimit të DPHM-së vijon periudhë e motit të qëndrueshëm dhe të thatë. Paradite në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës ose vranësirave të ulëta. Për shkak të kthjellimit temperatura e mëngjesit në disa vende do të bie nën zero, ndërsa ajo e ditës do të shënojë tendencë të rritjes së lehtë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm