Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale, do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, në disa vende përgjatë Vardarit do të fryjë erë e përkohshme e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval nga 4 deri në 10 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 14 deri në 21 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, në disa pjesë të luginës përkohësisht erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie 8 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 20 gradë.
Moti në ditët në vijim, deri në fillim të javës së ardhshme do të jetë stabil, me diell dhe relativisht i ngrohtë me paraqitje lokale të vranësirave gjatë ditës. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, ndërsa të shtunën përgjatë Vardarit erë e përkohshme e përforcuar veriore.