Moti gjatë ditës pritet të jetë kryesisht me vranësira me reshje të herëpashershme shiu, në disa vende më të rrëmbyeshme, të ndjekura me bubullima të rralla.
Sipas sinoptikantëve, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 8 deri në 15 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 13 deri në 21 gradë Celsius.
Në Shkup pritet mot kryesisht me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu. Sipas paralajmërimeve, do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të bjerë në 14, ndërsa maksimale do të arrijë 19 gradë Celsius.
Reshje lokale shiu janë paralajmëruar edhe për nesër, ndërsa gjatë dy ditëve të ardhshme do të jetë kryesisht qëndrueshëm.
Nga e enjta pritet një valë e re e lagësht dhe më e ftohtë me reshje të dendura shiu dhe një rënie të dukshme të temperaturës