Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut, veçanërisht drejt fundit të ditës dhe gjatë natës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri 10, ndërsa maksimalja do të jetë prej 14 deri 20 gradë.
Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme, pasdite dhe gjatë natës me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë e lehtë juglindore. Temperatura minimale do të ulet deri 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 17 gradë.
Vijon periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Reshje më të dendura të shiut priten nesër drejt fundit të ditës, gjatë natës dhe të premten, kur pritet lokalisht të bien edhe mbi 20 l/m². Të premten do të fryjë erë e lehtë deri e fuqishme juglindore, veçanërisht përgjatë Vardarit.